Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura.
Sipas tij kjo është rruga që Prishtina dhe Beogradi duhet ta ndjekin pa parakushte dhe vonesa të mëtejme.
“Nëse shihni çfarë Miroslav Lajçak ka thënë dhe nëse shihni qëndrimin e tre krerëve evropianë, Scholz, Macron dhe Meloni, shihni pritshmëritë që Kosova ka për të bërë disa gjëra me urgjencë, përfshirë themelimin e Acoscioanit të Komunave me Shumicë Serbe”, është shprehur Hovenier për Atlantic Council, përcjell KlanKosova.tv.
“Po ashtu Serbia ka për të bërë gjëra me urgjencë. Ajo duhet të veprojë sipas zotimeve nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit”.
Hovenier ka folur për edhe agresionin e 24 shtatorit në Banjskë dhe organizatorin Milan Radojçiq për të cilin ka deklaruar se qëndrimi i Amerikës është që ai dhe pjesëmarrësit tjerë duhet mbajtur përgjegjës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?