Gigio Donnarumma u rikthye në “San Siro” këtë herë si kundërshtar i Milanit në ndeshjen e kuqezinjve ndaj PSG-së mbrëmjen e të martës, teksa tifozët i dhuruan një pritje të komplikuar, duke mos ia falur largimin me parametra zero dy vite më parë.
Ndaj gardianit italian u hodhën mijëra prerje imitim parash, në të cilat dollari ishte zëvendësuar me ‘Dollarumma’ si për të thumbuar portierin që në vend të zemrës, zgjodhi paratë, duke u transferuar te PSG me parametra zero.
Megjithatë në mbrojtje Donnarummës i doli Mario Balotelli, i cili deklaroi se versioni i historisë së divorcit është ndryshe dhe se nuk është faji i tij për largimin nga Milani dy vite më parë.
“Nëse do të mundte, do të qëndronte te Milani. Unë e di mirë çfarë ndodhi dhe Gigio nuk ka asnjë faj për largimin. Tifozët sillen ashtu, sepse dinë vetëm një version të shpërndarë nga drejtuesit, por Donnarumma nuk ka asnjë faj dhe për më tepër, nuk ka treguar asnjëherë të vërtetën, për të mos trazuar ambientin”, u shpreh Balotelli.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...