Google ADS

Fajon uron Kurtin për anëtarësimin e VV në Partinë Socialiste të Europianëve

19:02 | 10 Nëntor 2023
E.K

Lëvizja Vetëvendosje, është anëtarësuar në Partinë e Socialistëve Europianë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ku përmes një fotografie të postuar në Twitter, Fajon i uron mirëseardhje Kurtit në familjen e Partive Socialiste Europiane.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të gjelbër të përshtatur për njerëzit. Ne kemi nevojë për investime në shërbimet publike që të gjithë të sëmurët të kenë qasje tek mjeku. Ne luftojmë për të drejtat sociale dhe themelore, për një shoqëri më të mirë. Kjo është lëvizja jonë politike për të mos lënë askënd pas”, ka shkruar ajo./Arbresh.info

Të ngjashme