Del Bosque kritikon ‘ashpër’ Xavin për formën e luhatshme të Barcelonës

18:31 | 10 Nëntor 2023
KRG

Dikur fitues i Kupës së Botës me Spanjën, Vicente del Bosque, ka pohuar se Barcelona e Xavi Hernandez nuk përfaqëson identitetin e tij në fushë.

Xavi padyshim që ka bërë mirë mirë vitin e kaluar kur fitoi La Ligan duke marrë parasysh faktin se në çfarë gjendje mori timonin e skuadrës, por këtë sezon shumë njerëz prisnin që Barcelona të bëntë një hap para sa i përket stilit të lojës.

Del Bosque u pyet se çfarë i mungon Barcelonës dhe u përgjigj se atyre u mungonte e vetmja gjë që Xavi duhej në fakt të garantonte.

“Ai sapo ka fituar një ligë. Skuadrat e mëdha gjithmonë luajnë kundër skuadrave të poshtme të tabelës duke i sulmuar vazhdimisht dhe duke lënë pak hapësira. Barcelona e ka pasur gjithmonë këtë një identitet të lojës së saj dhe tani kjo i mungon pak”, ka thënë Del Bosque në një intervistë për Cadena SER.

Ai pati disa fjalë edhe për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, duke thënë se italiani përfaqëson shumë mirë klubin madrilen, përveç në raste të rralla.

Del Bosque vlerësoi Ancelottin për tranzicionin që ka bërë në “Santiago Bernabeu”, pasi “Los Blancos” u përballën me largime të lojtarëve që për shumë vite mbanin mbi supe barrën për sukseset dhe dështimet e klubit, me Karim Benzema si rastin më të freskët.

Vitin e kaluar Xavi pati një çasje më pragmatike e cila në fund rezultoi e suksesshme por siç duket mbajtja e atij niveli po rezulton të jetë një punë e vështirë për teknikun spanjoll./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme