Google ADS

Peci në Obiliq: Grurin e kemi subvencionuar katërfish

18:12 | 10 Nëntor 2023
KRG

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun Rexhep Zymberi në Novolani të Obiliqit.

Peci ka shkruar në Facebook, se Zymberi vitin e kaluar kishte mbjellë 75 hektarë me grurë, ndërsa këtë vit planifikon që të mbjellë mbi 100 hektarë, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Sot iu bashkangjita Rexhep Zymberit dhe të bijve të tij nga Novolani që sot në Obiliq, së bashku filluam mbjelljen e grurit për këtë vit.

Vitin që lamë pas, djali Xhevdeti më tregoi se kishte mbjellë rreth 75 hektarë me grurë ndërsa këtë vit, numri i hektarëve që planifikon të mbjellë tejkalon 100 hektarët.

Falë mbështetjes financiare sipërfaqja e drithërave ka patur një rritje prej 63% për të mbjellat e vitit 2022 apo 66 mijë hektarë të mbjella vetëm me grurë.

Grurin e kemi subvencionuar katërfish; për sipërfaqe, plehërim, naftë dhe rendiment me rreth 474€ për hektarë.

Të angazhohemi të gjithë dhe mos të lëmë asnjë pëllëmbë toke pa punuar!

Sigurimi i bukës së mot’motit është siguri nacionale!

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme