Google ADS

KRU “Prishtina” të shtunën shpëlan linjat për të përmirësuar kualitetin e ujit nga liqeni i Badocit

18:03 | 10 Nëntor 2023
E.K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit.

Sipas njoftimit, zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

Tutje, në njoftim thuhet se autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi./Arbresh.info

Të ngjashme