Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Francisko, në tentim për të “stabilizuar” raportet pas rritjes së tensioneve mes dy superfuqive, thanë zyrtarët amerikanë.
Takimi, që më herët nuk ishte konfirmuar, në pritet të prodhojë ndonjë rezultat të madh, por synon të shmangë konfliktin midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Biden dhe Xi po ashtu do të bisedojnë për krizat në botë, sikurse lufta Izrael-Hamas dhe pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për tensionet në ishullin e Tajvanit.
Dy liderët nuk janë takuar qe një vit dhe takimi i tyre i fundit ishte në Bali në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë përkeqësuar.
“Presidenti Biden do të mirëpresë presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko të Kalifornisë”, tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetarët.
Biden dhe Xi do të marrin pjesë në Samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit javën e ardhshme.
“Qëllimi ynë është që të tentojmë të ndërmarrim hapa që synojnë stabilizimin e raporteve mes Shteteve të Bashkuara, të largojmë disa keqkuptime dhe të hapim linja të reja të komunikimit”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
“Ne jemi në garë me Kinën, por ne nuk kërkojmë konflikt konfrontues apo Luftë të re të Ftohtë”, shtoi ai.
Pekini ende nuk ka komentuar për këtë takim.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë rritur viteve të fundit. Më herët gjatë këtij viti, SHBA-ja tha se një balonë spiunazhi e Kinës fluturoi mbi territorin e saj.
Dy shtetet i kanë vendosur njëra-tjetrës barriera edhe kufizime ekonomike.
Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë të larta veçmas sa i përket Tajvanit, ishullit vetëqeverisës që Pekini pretendon se një ditë do të marrë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë.
Në takim, Biden pritet që të paralajmërojë liderin kinez kundër çdo ndërhyrje në zgjedhjet në Tajvan, të parapara për vitin e ardhshëm, dhe të kërkojë që Pekini të mos kryejë më stërvitje ushtarake afër Tajvanit. /rel
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...