Futbollistët e Kombëtares së Izraelit janë përballur me një situatë të vështirë para ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova dhe Izraeli takohen më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme, ekspedita e Izraelit është nisur drejt aeroportit për të marrë rrugën drejt Kosovës, por që gjatë rrugës janë përballë me një situatë të rëndë.
Teksa autobusi po i bartte ata drejt aeroportit, është lëshuar alarmi për të paralajmëruar evakuimin në një vend të sigurtë, pasi që në drejtim të qytetit izraelit po vinin sulmet me raketa.
Kështu ka raportuar mediumi izraelit, sport1.il, përcjell lajmi.net.
Federata e Futbollit e Izraelit ka publikuar madje edhe pamjet ku shihen futbollistët teksa shtriheshin në rrugë.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugën tonë drejt Euro 2024” – ka shkruar shtëpia e futbollit e Izraelit./Lajmi.net/
Nothing will stop us on our way to Euro 2024❗❗❗ pic.twitter.com/P51OLX6O2i
— ISRAEL FA (@ISRAELFA) November 10, 2023
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I