Google ADS

Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”, Balla: Sapo ka filluar dhe po vijon intensivisht

13:09 | 10 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla njoftoi se Policia e Shtetit i ka dhënë udhë Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuat shtetas të shpallur në kërkim.

Ministri shqiptar theksoi se janë arrestuar 21 persona, 20 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të rënda penale.

“Policia e Shtetit i ka dhënë udhë sot në orën 04.00 Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose lëndë narkotike. Në orët e para të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forca e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë. Deri në orën 12.00 janë arrestuar 20 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të rënda penale”, shkruan Balla në Facebook.

Balla njoftoi se është sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike, teksa shtoi se prova e parë e Forcës së Sigurisë Kombëtare po ecën me sukses, ndërsa ky Operacion sapo ka filluar

“Deri në orën 12.00 janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike. Deri në orën 12.00 janë sekuestruar 9 armë dhe sasi të konsiderueshme municion luftarak. Deri në orën 12.00 janë sekuestruar sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokaine, si dhe shuma parash në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Prova e parë e Forcës së Sigurisë Kombëtare po ecën me sukses, ndërsa ky Operacion sapo ka filluar dhe po vijon intensivisht”, shkruan ministri Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme