Google ADS

Gjenden mbetje mortore në Tusuz të Prizrenit, dyshohet se janë të viktimave të luftës

13:01 | 10 Nëntor 2023
E.K

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gërmimet që kanë filluar në mëngjesin e sotëm në Tusuz të Prizrenit kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore potencialisht të viktimave të luftës.

“Në kuadër të zbatimit të Planit të Punës nën koordinimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, njësitet e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it,janë duke kryer gërmimet vlerësuese në tri lokacione në hapësirat e ‘Varrezave të qytetit të Prizrenit”.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së dhe pasi të përfundojnë të gjitha procedurat do përcaktohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre.

Tutje në njoftim thuhet se gërmimet në Tusuz të Prizrenit, janë duke u kryer në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamentit Special.

Lokacioni në Tusuz të Prizrenit është lokacioni i trembëdhjetë i adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme