Google ADS

Balla: Arrestimi i Dritan Rexhepit, rezultat i rëndësishëm

12:47 | 10 Nëntor 2023
E.K

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë se arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepit u bë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm

Ai u shpreh se forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar”, shkroi Balla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme