Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka shkruar se Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçant shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi, e pakicës shqiptare në veçanti.
Sipas saj, Serbia në raportin e fundit të BE për vitin 2023 është shumë mbrapa edhe sa i përket realizimit të të drejtave elementare të njeriut.
“Bashkimi Evropian dhe të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare tash e sa vite në raportet e tyre këshillojnë përmirësimin e saj në shumë fusha, e ky raport evidenton atë që ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara”, shkroi Sinani.
Tutje ajo thekson se, shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Luginë të Preshevës në mënyrë konsistente po përballen me diskriminim të vazhdueshëm shtetëror në të gjitha sferat e jetës.
“Raporti i BE për Serbinë evidenton nevojën e domosdoshme për trajtimin konform konventave evropiane të pakicave kombëtare, nevojën për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe e shumë fusha tjera. Sipas këtij raporti, Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare si dhe mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore. Pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është një brengë e Bashkimit Evropian që nënvizohet në këtë raport. Gjuha e urrejtjes së zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe retorika diskriminuese është poashtu një element që raporti i BE i jep theks shqetësues”, përfundoi Sinani./Arbresh.info
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...