Google ADS

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

09:08 | 10 Nëntor 2023
K.B

Është arrestuar një burrë nga Prishtina pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarin policor.

Rasti thuhet të ketë ndodhur të enjten në rrugën Enver Zymberi, rreth orës 00:25.

Tutje, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 09.11.2023-00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme