Ngjarjet e paralajmëruara për sot

06:55 | 10 Nëntor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00

Komisioni i Pavarur i Mediave mbanë mbledhjen e radhës. (Zyrat e KPM-së, Pejton)

10:00

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit organizon takim informues lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave me temën “Bashkëpunimi i asambleve komunale në Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”. (Kuvendi Komunal, Lipjan)

10:00

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën me temën “Zbatimi i Agjendës së Gjelbër – Kosova tri vjet pas Samitit të Sofjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mbajnë ceremoninë për publikimin e Programit për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

10:00

INPO publikon raportin me titull “(Mos)Planifikimi i Prokurimit”. (Hotel Opera, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë)

18:00

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Komunën e Prizrenit shënojnë përfundimin e fushatës sensibilizuese “E Du Pz”. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren)

18:30

Kampioni Botëror i Muay Thai, Luan Rudaj dhe kundërshtari i tij, Raeisi bëjnë matjen e peshës zyrtare në prag të meçit për titullin e kampionit të botës. (Restorant “Mani Premium”, Malishevë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme