Google ADS

Rama i gëzohet mbështetjes së 135 familjeve me 70 euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private

23:47 | 9 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është gëzuar mbështetjes së 135 familjeve të kryeqytetit të cilat pranuan 70 euro ndihmë mujore për çerdhe.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kontratat janë nënshkruar me 135 prindër apo kujdestarë të cilët kanë të hyra mujore më pak se 500 euro në muaj, dhe që i kanë plotësuar kushtet e kërkuara sipas komisionit vlerësues, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë mënyrë, po kujdesemi që askush të mos lihet anash.”, përfundoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info./

Të ngjashme