Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ndër shumë suksese të Qeverisë, vë në pah edhe progresin e arritur ga puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari ka listuar progreset e ministrisë të evidentuara nga Raporti i KE-së, shkruan Arbresh.info.
Tek kapitulli i Lëvizjes së Lirë të Mallrave, Hajdari thotë se vlerësohet:
Miratimi i Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.
Miratimi i Ligji për Mbikëqyrjen e Tregut, në përputhje me kornizën ligjore të BE-së.
Miratimi i Ligjit për Inspektime, që ka rritë përgjegjësinë e Inspektoratit dhe ka unifikuar rregullat për produktet jo-ushqimore.
Fillimi i zbatimit të Programit për Zvogëlim të Barrierave.
Miratimi i legjislacionit në përputhje me EU acquis, ku në veçanti përmenden aktet normative për paisjet me presion, paisjet me gaz, paisjet e mbrojtes dhe produktet e ndërtimit.
Licencimi i 9 laboratorëve testues dhe 9 trupave inspektues.
Realizimi i 2,830 inspektimeve për siguri të produkteve, shqiptimi i 311 gjobave, procedimi i 195 lëndëve dhe konfiskimi i 5,705 produkteve të dëmshme.
Ndërkaq, tek Liria e Lëvizjes së Shërbimeve, ministrja e Industrisë bën të ditur se është vlerësuar:
Puna në zbatimin e planit pesë vjeçar të direktivës evropiane të shërbimeve dhe formimi i grupit punues ndër-ministror me qëllim të monitorimit të zbatimit.
Tek Kapitulli i së Drejtës së Kompanive, vlerësohet:
Miratimi i dy akteve nënligjore si fillim i zvogëlimit të dallimit në harmonizim përmes Udhëzimit Administrativ për Regjistrim të Bizneseve dhe Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Zyrave të Kompanive të huaja.
Miratimi i Kodit për Qeverisje Korporative në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe parimet e OECD-së për qeverisje korporative.
Në hartim e sipër, Ligji i ri për Shoqëritë Tregtare që synon harmonizim të mëtejmë me legjislacionin e BE-së, duke theksuar faktin se do të trajtojë çështjet si, kapitalin fillestar të bizneseve, të drejtat e aksionarëve, aspektet e publikimit të informatave të bizneseve dhe degëve të tyre.
Raporti i KE-së në Kapitullin e Pronësisë Intelektuale/pronësia industriale ka vlerësuar:
Miratimin e 5 Ligjeve dhe 7 Udhëzimeve Administrative si dhe veprimet e ndërmarra nga Inspektorati në zbatim të legjislacionit të kësaj fushe.
Sa i përket Kapitullit për Politikat Sektoriale, Industrinë dhe NVM-të, ministrja Hajdari thotë se vlerësohet qartë:
Hartimi i Strategjisë ambicioze për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve.
Përgatitja e analizave të strukturuara të sektorëve industrial.
Përmirësimi i performancës së KIESA-së për vitin 2022, duke përmendur termin përmirësim i fuqishëm/theksuar.
Organizimi i një numri të madh të akiviteteve që kanë promovuar bizneset dhe organizimi i panaireve të shumta të bizneseve.
Rritja e investimeve të huaja për vitin 2022, me 43.6% për periudhën janar – shtator 2022.
Përfshirja e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliard euro.
Zgjerimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe rritja e portfolios së kredive për NVM-të.
Miratimi i Ligjit për Parqet Industriale dhe Teknologjike.
Miratimi i Ligjit për Investime të Qëndrueshme.
“Sa i përket çështjeve tregtare, Kosova ka bërë progres në zbatimin e planit të veprimit të tregut të përbashkët rajonal.”, tha ajo.
Poashtu, vlerësohet nisja zyrtare e negociatave me shtetet e EFTA-së për tregtinë e lirë dhe mbajtja e dy raundeve të negociatave, me përparim të mirë në të gjitha fushat.
Harmonizimi i Ligjit për Mallra Strategjike me legjislacionin e BE-së dhe harmonizimi i listës së mallrave me përdorim të dyfishtë sipas Rregullores së BE-së dhe listave të Be-së, kjo e fundit në baza vjetore./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...