Google ADS

Hoti pretendon se 5 persona të zhdukur mund të gjenden nga gërmimet

18:53 | 9 Nëntor 2023
E.G

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka folur për gërmimet e fundit që janë duke u bërë për të gjetur personat e zhdukur në luftë.

Ai tha se ky është lokacioni i 12 që brenda këtij viti në bazë të planifikimeve si komisioni kanë realizuar.

“Lokacioni para tij ka qenë Arbana në Prizren dhe para sajë ka qenë Bishtazhini dhe të tria këto përfshirë edhe Prekazin janë me gjetje të personave të zhdukur”, tha ai në INFO Plus në RTK.

Sipas tij me gjithë atë numër të saktë nuk mund të thuhet deri sa të bëhet verifikimi përmes rezultateve të ADN-së.

“Ne ashtu kështu do të vazhdojmë punimet edhe në këtë lokacion pra në Prekaz edhe në ditët në vijim pretendojmë si komision në bazë të informatave që i kemi duke falënderuat këtu edhe Komitetit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur për raportin e analitikes që na kanë dorëzuar”, th ai.

Duke shtuar se Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur pretendon t’i gjen së paku 5 persona që i përkasin listës së personave të zhdukur që kanë qenë të masakruar në atë kohë dhe pastaj të varrosur në vende të ndryshme në Kosovë dhe në këtë rast në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Ndryshe pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në Maj të vitit 2021, me datë 08.11.2023, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në teritorin e Serbisë. KQPZH njofton se të pranishëm në këto gërmime, janë ekipet nga KQPZH dhe IML.

“Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet”, njofton KQPZH.

Të ngjashme