Miratohet në lexim të parë Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore

15:33 | 9 Nëntor 2023
Arbresh

Asnjë kundër dhe një abstenim me 61 vota për, ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Votimi është kryer në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar projektligjin, ndërsa në seancën e sotme projektligjet janë votuar vetëm nga deputetët e mazhorancës.

Tutje, opozita e ka bojkotuar votimin edhe pse deputetët  janë prezent në seancë./Arbresh.info/

Të ngjashme