Fillojnë gërmimet në Serbi, ku dyshohet për varreza masive

14:03 | 9 Nëntor 2023
E.K

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në territorin e Serbisë.

Të pranishëm në këto gërmime janë edhe zyrtarë nga Komisioni Qeveritar si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Me qellim të ruajtjes së procesit, për detajet tjera, Komisioni do t’iu njoftoj në momentin e parë që mund të kemi gjetje në atë lokacion”, thuhet në njoftim.

Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet./Arbresh.info

Të ngjashme