Google ADS

Sulmohet U.D drejtori i Minierës në Trepçë

13:51 | 9 Nëntor 2023
E.K

Është sulmuar fizikisht Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, në zyrën e tij.

Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Zahiti tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ndërsa theksoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tije të punës në zyrat e Minieres në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme