Nënshkruhet marrëveshja për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve dhe USAID-it.
Në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit parashihen aktivitetet e përbashkëta si edhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Republikën e Kosovës në marrjen e vlerësimit kreditor. Marrja e vlerësimit kreditor ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që investitorët e huaj të kenë një pasqyrë të qartë të mundësive dhe përfitimeve nga investimet që ata bëjnë në Kosovë si dhe rritë besueshmërinë mbi stabilitetin financiar të vendit.
Në veçanti Ministri Murati theksoi se “Si Ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.
Në anën e saj, Monaghan Hogler shprehu se “vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”.
Hogler gjithashtu theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.
Gjithashtu, përgjatë këtij takimi u diskutua edhe për projektet aktuale në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Misionit të USAID në Kosovë.
Me këtë rast, Ministri Murati njoftoi Monaghan Hogler lidhur me mbarëvajtjen e Projektit për Qeverisje Ekonomike, Projektit për Integritet Komunal si dhe Projektit për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të USAID./Arbresh.info
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...