Google ADS

Dua Lipa drejt rrugës për tu bërë miliardere?

13:11 | 9 Nëntor 2023
K.B

Ylli botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, duket se është rrugën e duhur për t’u bërë miliardere, e kjo për shkak të një ndryshimi të madh në karrierën e saj.

Ylli i muzikës ka ndarë rrugët me kompaninë e deritashme të menaxhimit “TaP” dhe ka vendosur të bashkëpunojë me te atin, Dukagjinin, që ka siguruar të drejtat e publikimit të projekteve të saj.

Te dy ata kanë krijuar një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhimine karrierës së saj vetëm pak ditë pasi Dua njoftoi se ka shkëputur raportet me kompaninë menaxhuese “TaP”.

“Dua donte të merrte nën kontroll karrierën e saj dhe Dukagjini është i vendosur.

Ai ka menduar se ajo po jepte përqindje të mëdha të fitimeve dhe pasi u bë menaxheri i saj më herët, vendosi që si hap i ardhshëm logjik, të bëhej dhe partner biznesi”, citon një burim për “The Sun”.

Duket se deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të bëhet miliardere.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme