Google ADS

PDK e dërgon në Gjykatë Kushtetuese edhe Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

13:11 | 9 Nëntor 2023
E.K

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi.

Po ashtu, deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Ferat Shala, i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të PDK-së, dërguan këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës derisa për të nuk ka vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Të ngjashme