Hovenier në Darkën e Lamës: Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale

12:21 | 9 Nëntor 2023
E.K

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka treguar se bashkë me stafin e ambasadës kanë shijuar flinë, turshitë dhe ushqime të tjera tradicionale kosovare në një darkë speciale diku ne hapësirat e Ambasadës.

Hovenier ka thënë se stafi i ambasadës amerikanë në Prishtinë ka shijuar ushqimin tradicional siç është flija.

“Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në hyrjen tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka shkruar Hovenier./Arbresh.info

 

 

Të ngjashme