Propozim-rezolutën e bëri Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ndërlidhi me rezolutën që u votua ditë më parë nga deputetët në parlamentin e Bashkimit Evropian, për të cilën tha se po ndodh për herë të parë të jenë unik deputetët evropianë ndaj ngjarjes terroriste që ndodhi me 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Pas ngjarjeve që ndodhën në fshatin Banjskë, ku grupi terrorist sulmuan Policinë e Kosovës, duke vra rreshterin, heroin, Afrim Bunjaku.
Si deklaratë e Bashkimit Evropianë është më e mira deri më tani që kanë qenë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetë dhe për këtë do ta mbështetë edhe këtë rezolutë po e propozojmë që bashkërisht t’ju dalim në ndihmë policëve tanë”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa mbështetje ka dhënë edhe shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e cila kërkoi të bëhet harmonizimi i tekstit të rezolutës së bashku mes partive parlamentare.
” Ne e mbështesim këtë rezolutë dhe kërkojmë që bashkërisht ta shkruajmë apo ta përpilojmë së bashku me shefat e grupeve parlamentare, që ajo të jetë në përputhje dhe e pranuar nga të gjithë, duke u harmonizuar me të gjithë. Ne do ta votojmë këtë por bashkërisht ta bëjmë”, ka thënë Kusari Lila.
Pas përpilimit dhe harmonizimit të tekstit për rezolutën do të hidhet në votim, ku pritet të votohet nga të gjitha partitë./Arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...