Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë seancës plenare i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos keqpërdoren nga interesi i një personi.
“Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve që janë në krahun e djathtë të kësaj salle. Mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng PD prej 31 vjetësh.
Është e rëndë që deputetë të opozitës, të përdoren për interesin personal të një individi. Nuk kam asnjë keqardhje për individin. Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria sot mbylli Tetorin me 9 mln vizitorë turistë dhe ne presim që deri në dhjetor Shqipëria të ketë plot 10 mln turistë. Ai njeriu është munduar të dëmtojë imazhin e Shqipërisë. Harroni ju që Shqipëria të kthehet më pas. Shqipëria e ka marrë vendimin e vet, vetëm përpara, jo më mbrapa”, tha Balla.
Sa i përket kërkesës së opozitës për komisionet parlamentare, Balla i kërkoi që ta dërgojnë ankesën në Gjykatë Kushtetuese. Ministri tha se Gjykata Kushtetuese ua ka rrëzuar kërkesat e mëparshme. Sipas tij, nëse Gjykata vendos se atyre u është mohuar e drejta, mazhoranca është dakord.
“Keni harruar që gjykata kushtetuese ua ka rrëzuar kërkesat. Shkoni çoni kërkesën në Gjykatë Kushtetuese dhe në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendosë se u është mohuar e drejta jam plotësisht dakord. Mos harroni që detyra e Kuvendit është pikë së pari zbatimi i Kushtetutës, së dyti zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk i vemë kurrë në dyshim vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Balla.
Sa i përket vendosjes së tymueseve në seancë, Balla tha se ajo është vepër penale.
“Vendosja e flakadanëve, e lëndëve kimike në salla të mbyllura dhe salla të hapura po të doni është vepër penale”.
Edhe seanca e sotme plenare u shënua nga kaosi. Deputetët e mazhorancës bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese. Për këtë arsye kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi deputetin Saimir Korreshi./tvklan
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?