Arrestohet nëna 30 vjeçare që braktisi fëmijën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.
Sipas nenit 124, “braktisja e fëmijëve të mitur”, kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Para grupit hetimor ajo ka thënë se veprimin e ka kryer pasi nuk e mbante dot dhe nuk kujdesej dot për djalin e saj të porsalindur. Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se i vinte turp që të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhin e pallatit në Yzberisht.
Ndërkohë fëmija vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në maternitet./abcnews.al
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...