Google ADS

Arrestohen dy persona në Pejë – policia u gjen mbi 18 mijë euro, kokainë, armë e fishekë

09:25 | 9 Nëntor 2023
A Z

Policia e Kosovës njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me një rast që kishte ndodhur më 13 korrik të këtij viti në Pejë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

“Pas hetimeve te zhvilluara, në lidhje me rastin është raportuar se me 08.11.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë tyre si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 18,907 € kesh para, 1.7 gram narkotike e llojit Kokainë, 43 shisha qelqi Raki, një telefon, një pistoletë, 63 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje për pastrimin e armës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme