Policia e Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq nga një person që dyshohet se po barte 11 migrantë.
Gjatë kontrollës së veturës , Policia ka hasur në 11 persona migrantë, teksa njëri nga të dyshuarit ka zbritur nga makina dhe është nisur të largohet vrullshëm duke i rrezikuar policët dhe më pas iu është dashur të shtënë me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes, Policia si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja.
“Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE LINKUN:
Të dyshuarit për kontrabandim me emigrantë tentojnë ta sulmojnë policinë në Leposaviq
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...