Google ADS

Mblidhet Kuvendi, në rend dite rezoluta për Policinë

07:34 | 9 Nëntor 2023
K.B

Kuvendi i Kosovës sot mban vazhdimin e seancës plenare.

Në rend të ditës do të jetë sërish Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian që dënon sulmin në Banjskë dhe Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Në rend të ditës do të jetë po ashtu edhe rezoluta e opozitës për gritjen e koeficientit të pagave.

Kuvendi do të nis punimet duke filluar nga ora 10:00, shkruan Arbresh.info

1.Seanca e veçantë, e paraparë më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor 2023:

2.Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).

3.Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:

Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,

3. Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,

8. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,

9. Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,

12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme