Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka four për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Hoxhaj ka thënë se ky është raporti i parë në histori të Kosovës në një vend që është nën sanksione.
“Është i vetmi vend në Ballkan që ka sanksione. Që ta kuptojnë këtë qytetarët e Kosovës, në kontinentin evropian me përjashtim të Rusisë dhe Iranit, është i vetmi vend që është nën sanksione. Prandaj edhe raporti i progresit, përtej asaj që çka thotë teknikisht, pra përtej asaj që është arritur ose nuk është arritur, sa është progres i limituar sikurse ishte cilësimi dhe çfarë thotë për dialogun dhe fushat e tjera, është raporti i parë i progresit i cili vjen në Kosovë dhe Bashkimi Evropian e mban këtë vend nën sanksione”, ka theksuar Hoxhaj i ftuar në ‘RTK Prime’
Hoxhaj, i cili vjen nga PDK-ja ka thënë se sanksionet po e dëmtojnë vendin.
“Po e përdori termin që po e përdor kryeministri Kurti. Sepse ai po thotë se sanksionet janë efikase dhe vendit po i kushtojnë shumë, dallimi mes masave dhe sanksioneve nuk është i madh shumë në mënyrën se si janë vendosur. Përtej asaj sanksionet janë në fuqi edhe pas Banjskës dhe pas një akti të agresionit në Republikën e Kosovës dhe nuk duket drita në fund të horizontit. Këtë nuk po e them për të qenë i njëanshëm, por takimet që i kam unë më kolegët e ndryshëm evropianë dhe komunikimi që e kam më Bruksel, flasin për atë që sanksionet do të mbesin në fuqi edhe për një kohë dhe kur ishte Von der Leyen në Kosovë tha në mënyrë të qartë që edhe Asociacioni ose themelimi i tij ndërlidhen më faktin a largohen apo jo sanksionet. Dhe pyetja më bazike është si arritëm këtu dhe në çfarë moçali politik kemi hyrë. Por ky është raport i progresit për herë të parë i një moçali politik i cili është i mbuluar me fasadën e sanksioneve”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, 24 shtatori në vend që ta kthejë temën e njohjes në tavolinë ka rikthyer Asociacionin.
“Kam menduar që 24 shtatori mund të përdoret si një moment i ri për t’iu treguar partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë që është jetike që të rikthehet domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje për njohje të ndërsjelltë përderisa Serbia po tregon se ka pretendime territoriale. Fakti që vetëm para dy javësh morëm vetëm një draft-status për Asociacionin tregon se 24 shtatori e ka prodhuar vetëm Asociacionin, nuk e ka prodhuar fare atë elementin që do të ishte një ndërrim loje. Unë mendoj që këtu Kosova ka dështuar”, ka thënë Hoxhaj.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...