Një person ëshët lënduar si paspjë e një aksidneti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht afër Korreticës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Tutje ai njoftoi se në këtë aksident e përfshirë ka qenë një veturë e tipit BMW.
“Rreth orës 19:20 ne rr.nacionale, drejtimi Prishtinë-Pejë afër Korreticës se lart është shkaktuar një vetaksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Raportohet se një automjet i tipit BMW, është i përfshirë në këtë vetaksident dhe përveq dëmeve materiale një person (vozitësi) është dërguar për trajtim mjeksor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime lidhur me rastin, përderisa janë njoftuar zjarrfikësit dhe kompania per mirmbajtjen e rrugës.”, konfirmoi Hoxha.
Hoxha u ka bërë apel vozitësve për kujdes sidomos gjatë kësaj periudhe kur ka reshje shiu.
“Apelojme per kujdes nga vozitësit, posaqërisht gjatë kësaj periudhe kur ka ndryshime atmosferike, reshje shiu ku rrugët bëhen me të rrëshqitshme. “, tha Hoxha./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...