Policia e Kosovës ka konfirmuar për Arbresh.info se i dyshuari për kërcënim ndaj gazetarit të KIKS Kosova, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Daut Hoxha ka thënë se veprimi policor ka qenë i menjëhershëm.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme. Një person është identifikuar dhe shoqëruar në Polici për procedura të intervistimit. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me prokurorin”, ka thënë Hoxha.
Personi i shoqëruar në mbajtje dyshohet se ka vjedhur kanale televizive vendore për t’i shitur ato në platforma IPTV ilegalisht.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?