Granit Xhaka ka thënë se Mikel Arteta dhe Xabi Alonso kanë shumë gjëra të përbashkëta në stilin e tyre të menaxhimit.
Ai, megjithatë, tha se ndryshimi është se si të dy trajnerët i transmetojnë idetë lojtarëve të tyre.
Duke folur për gazetën gjermane Bild, ai deklaroi: “Ata janë shumë të ngjashëm në mentalitet dhe stil të lojës, të dy janë ambicioz, kërkues dhe të ndershëm”.
“Arteta tregon më shumë në tabelë, Xabi i tregon gjërat vetë në fushë. Ai ka ende cilësi për të luajtur vetë. Ky është ndryshimi më i madh”.
“Është një privilegj për mua që mund të luaj nën drejtimin e të dyve. Kjo është një dhuratë”, shtoi më tej Xhaka.
Pas shtatë vitesh në Arsenal, Xhaka u transferua në Bayer Leverkusen gjatë verës së këtij viti. /Telegrafi/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj