Google ADS

Kosova U17 mposhtin Azerbajxhanin U17

16:49 | 8 Nëntor 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur sot kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Lituania 2024”, ndeshje të cilat po zhvillohen në Slloveni.

Përzgjedhësja Albina Rrahmani vendosi të paraqitet me këtë formacion: Rajmonda Spahiu, Lorita Islami, Kreshnike Ramaja, Olsa Musliu, Agnesa Aliu, Bardha Mahmuti, Besjana Zogaj, Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Eltina Bozhdaraj, Rreze Gashi.

Dhe ky formacion rezultoi të jetë i suksesshëm, pasi që në minutën e dytë Dardanet kaluan në epërsi, me golin e Rreze Gashit, përcjell Arbresh.info.

Pa përfunduar pjesa e parë, përkatësisht në minutën e 29-të, Bardha Gjonbalaj me saktësi ekzekutoi penalltinë, duke e shtuar epërsinë e Kosovës në 2:0.

Në pjesën e dytë, Kosova bëri dy zëvendësime, duke i dhënë hapësirë në lojë, Verolinda Hulajt dhe Djellza Mehmetit në vend të Rajmonda Spahiut dhe Besjana Zogajt.

Pak minuta më vonë përkatësisht në minutën 58-të, Rreze Gashi realizon golin e saj të dytë dhe të tretin për Kosovën.

10 minuta më vonë, Azerbajxhani aplikoi një zëvendësim por që ishte shumë e vështirë të cenohej porta e Kosovës.

Në çerekun e fundit të takimit iu dha rasti edhe Aurora Racajt, Shenarta Belas dhe Sahare Berishës, në vend të Bardha Gjonbalajt, Alba Shabanit dhe Eltina Bozhdarajt, ndërsa Bardha Mahmuti u ndëshkua me karton të verdhë.

Dy karton të verdhë u dhanë edhe për Azerbajxhanin  i cili në minutat shtesë bëri edhe dy zëvendësime por që tashmë veçse kishte përfunduar çështja e fituesit.

Kosova bën pjesë në Ligën B në Grupin 3 bashkë me Moldavinë dhe Slloveninë.

Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë me 11 nëntor ndaj Moldavisë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme