Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 17-të, në të cilën ka:
– Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ për vitin 2023 duke shtuar dy projektligje të reja, atë për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës dhe projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, tërhequr katër, ndryshuar afatin 20 projektligjeve, dhe bartur në Programin Legjislativ të vitit 2024 gjithsej 19 projektligje.
– Miratuar Projektligjin për Mbrojtje nga Zjarri, me të cilin parashihet angazhimi multidisiplinor dhe do të përcaktohen mekanizmat, masat dhe sistemi i mbrojtjes nga zjarri; masa këto që do të jenë në shërbim të mbrojtjes së jetës, njerëzve, kafshëve, pasurisë dhe mjedisit.
– Aprovuar Udhëzimin Administrativ për Mënyrën e Kompensimit përfshirë edhe Llogaritjen e Kompensimit të Dëmtimeve të Shumëfishta. Ai mundëson eliminimin e të metave dhe pengesave lidhur me zbatimin e legjislacionit primar; krijimin e një infrastrukture që synon një ambient të qëndrueshëm dhe në funksion të mbrojtjes së viktimave të krimit dhe vartësve të tyre; si dhe garantimin e sistemit sa më efikas e funksional të drejtësisë, duke përcaktuar mënyrën dhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta.
– Themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Instrumenti për Barazinë Gjinore” (Gender Equality Facility) në kuadër të Programit IPA 2021, në këtë përbërje:
1. Edi Gusia, Zëvendësuese e Drejtoreshës Ekzekutive, Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e Kryeministrit – Kryesuese;
2. Florim Canolli, Drejtor, Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zyra e Kryeministrit – Anëtar;
3. Jeton Qela, Zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Anëtar;
4. Vedat Sagonjeva, Drejtor, Zyra për Planifikim Strategjik, Zyra e Kryeministrit – Anëtar;
Me qëllim të zbatimit të pikës 1 të këtij vendimi dhe për të qenë pjesë e këtij Komiteti Drejtues ftohen për të dërguar përfaqësuesit e tyre Zyra e BE-së në Kosovë dhe UN Women në Kosovë. Kryesuesja, varësisht nga temat e rendit të ditës, do të ftojë përfaqësuesit e institucioneve të tjera publike të Republikës së Kosovës dhe të organizatave të shoqërisë civile, për të marrë pjesë në punimet e Komitetit Drejtues me qëllim të koordinimit dhe konsultimit ndër-institucional, të nevojshëm për zbatimin e projektit.
– Emëruar Bislim Bislimin, Sekretar të Përgjithshëm në Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një mandat të rregullt në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh.
– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 12/116 të datës 28 dhjetor 2022 sipas të cilit plotësohet pika 1 e Vendimit Nr. 12/16 i datës 28.12.2022, i shtohen edhe dy përfaqësues për themelimin e Mekanizimit ndërinstitucional për zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe kontrollin e Qenve me dhe Pa Pronar në Republikën e Kosovës si vijon: Përfaqësues nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës; dhe Përfaqësues nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Wapa”, po ashtu ndryshohet Pika 1.5 e Vendimit Nr. 12/16 i datës 28.12.2022 “Koalicioni Ndërkombëtar për Menaxhimin e Kafshëve Shoqëruese (ICAM)” zëvendësohet me “Four Paws International”. Pjesa tjetër e vendimit Nr. 12/16 i datës 28.12.2022 mbetet e pa ndryshuar.
– Dhënë në shfrytëzim për 15 vite pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit dhe të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilat nga Komuna e Dragashit do të shfrytëzohen për ndërtimin e deponisë, pikës grumbulluese të mbeturinave komunale, për nevojat e qytetarëve të fshatit Restelicë.
– Ndryshuar dhe plotësuar pikën 7 të vendimit Përfundimtar Nr.06/153 të datës 26 korrik 2023 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Ndërtesës Administrative,” për nevoja të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës, sipas riformulimit në vijim: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të paguajë shumën e kompensimit të shpronësimit të caktuar në raportin e vlerësimit komfor legjislacionit në fuqi dhe Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut”.
– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, ish-shoqërore N. Sh. “Jugopetroll” për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” në komunën e Rahovecit. Shpronësimi i këtyre pronave është i nevojshëm për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” Zona Kadastrale: Rahovec, Komuna Rahovec.
– Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projekteve: “Programi për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta II” si më poshtë:
Rikonstruktimi dhe zgjerimi i “Deponisë Sanitare” ekzistuese në Landovicë për regjionin e Prizrenit, Zona Kadastrale: Landovicë, Komuna Prizren,
Rikonstruktimi dhe zgjerimi i “Deponisë Sanitare” ekzistuese në Velekincë, për regjionin e Gjilanit, Zonat Kadastrale: Velekincë dhe Uglarë, Komuna Gjilan,
Ndërtimi “Deponisë se re Sanitare”, për regjionin e Prishtinës, Zonat Kadastrale: Puturoc, Ribari i Madh dhe Qylagë, Komuna Lipjan, Rehabilitimi, mbyllja dhe
Ndërtimi i stacionit të transferit i “Deponisë Sanitare” në Dumnicë e Poshtme, për regjionin e Podujevës, Zona Kadastrale: Dumnicë e Poshtme, Komuna Podujevë.
– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish- shoqërore N. Sh. “Progres”. Pronat e shpronësuara janë të nevojshme për realizimin e Projektit: “Varrezat e Qytetit të Prizrenit”.
– Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish- shoqërore N. Sh. “Sharr prodhimi” për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Zonës së Gjelbër-Parkut Publik për nevoja të Komunitetit”.
– Miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë.
– Miratuar në parim Nismën për Marrëveshjen Dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut lidhur me projektin e bashkëpunimit për Zhvillim KSV/021, shkathtësi për punë të qëndrueshme në Kosovë; Nismën për Marrëveshjen Dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut lidhur me projektin e bashkëpunimit për Zhvillim KSV/023, rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, dhe Nisma për Marrëveshjen Dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut lidhur me projektin e bashkëpunimit për Zhvillim KSV/024, tranzicioni i energjisë dhe lehtësimi klimatik në Kosovë.
– Rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministres së Ekonomisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Programin e Unionit, Programi i Evropës Digjitale për periudhën 2021-2027 ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian, dhe autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga MFPT dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës për projektin “Banimi Social Adekuat”.
Në mbledhjen e 172-të, kabineti qeveritar gjithashtu është informuar mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën korrik – shtator 2023./Arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...