Zjarr në një shtëpi në Ferizaj, Policia jep detaje

15:58 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj sot rreth orës 14:10 një shtëpi është kapluar nga flaka, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Me tu lajmëruar lidhur me rastin Policia dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme