Google ADS

Kurti: 57 shtëpi janë duke u ndërtuar për komunitetet joshumicë, 230 duke u renovuar

15:00 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 3 milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteteve joshumicë.

Ai ka shtuar se në vazhdimësi do të ndërtohen 57 shtëpi, derisa 230 të tjera janë duke u renovuar, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Tre milionë euro ka qenë buxheti i programit për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë në komuna këtë vit. Në ndërtim e sipër janë 57 shtëpi. Krahas tyre, punimet janë duke u zhvilluar edhe për renovimin e 230 shtëpive tjera. Dje, me ministrin Krasniqi vizituam dhe takuam familjen Palmar nga komuniteti boshnjak, familjen Hagjijaj nga komuniteti rom, dhe familjen Saku nga komuniteti egjiptian. Të trija përfituese nga mbështetja e Qeverisë sonë që së shpejti do të gëzojnë shtëpi të reja, sepse meritojnë banim të dinjitetshëm. Ky program do të vazhdojë edhe me thirrjen e dytë vitin e ardhshëm, për të cilën tashmë kemi ndarë buxhet në vlerë prej tre milionë euro. Kosova, republikë e të gjithëve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme