Policia në Ferizaj dënon me gjobë dhe pikë negative shoferët që bën tejkalim në vijë të plotë

16:24 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Policia në qytetin e Ferizajt ka gjobitur dy shoferë në dy lokacione të ndara.

Sipas njoftimit, në fshatin Mirosale dhe Sojevë, është ndaluar një 22-vjeçar dhe një 48-vjeçar, të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor ashtu si dhe tejkalim në vijë të plotë, shkruan Arbresh.info.

Policia iu ka shqiptuar gjobën prej 150 eurove, 2 pikë negative dhe 3 muaj masa mbrojtëse si dhe heqje e patent shoferit.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 07.11.2023 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan , në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë të Ferizajt ka ndaluar shoferët A.A (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe H.Y ( M/K) i moshës 48 vjeçar, të cilët me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor, tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme