Google ADS

Hasani mori pjesë në Konferencën e Përgjithshme të 42-të UNESCO-s

14:20 | 8 Nëntor 2023
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën e Përgjithshme të 42-të UNESCO-s .

Ai ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë për multilateralizmin, të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe nevojën për veprim urgjent ndaj ndryshimeve klimatike .

“Bashkëpunimi shumëpalësh është e vetmja rrugë përpara në ndërtimin e paqes dhe UNESCO si një aktor në vijën e parë meriton mbështetjen e të gjithëve ne”, u shpreh ai.

Hasani theksoi gjithashtu kandidaturën e Shqipërisë në Bordin Ekzekutiv të Organizatës për 2023-2027 dhe angazhimin e vendit tonë për të forcuar bashkëpunimin dhe konsensusin gjithëpërfshirës brenda UNESCO-s../Arbresh.info/

Të ngjashme