Dënohet me 300 euro shoferi i kamionit që voziti në autostradë me ngarkesë të pasigurt në mjet

14:44 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Policia e Kosovës ka dënuar me gjobë shoferin e kamionit i cili derisa ishte duke vozitur në autostradë i ka rrjedhur ngarkesa nga rimorkio.

Përmes postimit në faqen zyrtare, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin për të cilin kanë pranuar një informatë se shoferi i mjetit thyen rregullat në trafik, shkruan Arbresh.info.

Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur të identifikoj drejtuesin e mjetit dhe e ka gjobitur me 300 euro.

“Ngarkesa e pasigurt në mjet!Pas pranimit të informatës lidhur me mjetin ku shihet se i rrjedh në rrugë ngarkesa nga rimorkio, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur të identifikoj drejtuesin e mjetit dhe ta gjobis personin juridik me gjobë 300 euro”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme