Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë.
Rastin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e janë lënduar tre persona.
“Në ora 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...