Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se krerët e shtetit po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Derisa theksoi se drafti për Asociacionin, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë nuk ofron asnjë lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Haxhiu, në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën u shpreh më e rezervuar për të komentuar draftin, por bëri të ditur se kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupin Parlamentar në terma të përgjithshëm për propozimin e modernizuar për Asociacionin.
Ajo tha se po të ishte në dorën e kryeministrit Kurti, drafti do të bëhej publik qysh dje, mirëpo është kërkesë e ndërmjetësve që i njëjti mos të publikohet.
“Sa i përket padisë për gjenocid është në programin qeverisës. Është duke punuar kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të cilët janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të japim detaje por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, tha Haxhiu./kp/Arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...