Historia e dashurisë me modeles Vesa Vllasaliu dhe futbollistit Mërgim Berisha është në qendër të vëmendjes për publikun.
Ishte vetë Vesa ajo që e tregoi historinë brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.
Ani pse si histori dihej që ekzistonte edhe më herët, tanimë dihet në pika edhe më të gjëra.
E siç duket gjithë lotët e Vesës e kanë zënë futbollistin, pasi ky i fundit u lëndua gjatë seancës stërvitore.
Klubi gjerman Hoffemheim përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Mërgim Berisha është lënduar gjatë seancës stërvitore.
Ata kanë thënë se Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Në momentin kur Vesa u tregoi historinë e tradhtisë siç thotë ajo, banorët filluan ta “mallkonin” atë.
Ishte Gania, ai që kishte thënë për të se “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”.
Vesa të hënën tregoi se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën.
Këtë ajo e kuptoi pas ndarjes.
Vesa tha se tradhtia i ka ardhur si thikë mbas shpinës nga shoqja e mirë.
“Nuk kam dashur që të mërziten mami dhe babi, ka ndodhur kur kemi qenë me shoqëri në Itali edhe patem shkuar se shoqja ka pasur ‘Bride to Be’. Më pas më ka penguar diçka në ushqim dhe më kanë dërguar në spital. Më kanë pyetur disa herë a jam shtatzënë, pas disa orëve kam pasur gjakderdhje. Më treguan se kam qenë shtatzënë dhe se e kam humbur më herët. Kam menduar se është një shenjë e Zotit që të largohem, akoma më dhemb. E kam kuptuar pasi jam ndarë me ish të fejuarin”, u shpreh ajo.
“Më ka ardhur thikë pas shpine nga shoqja. Kam qenë shoqe e mirë. E kemi prishur kontaktin pasi ka qenë tek unë në Turqi. Ka qenë me mua për me organizu dasmën. E kemi pas të ndarë ditën e dasmës, 15 korrik 2022. Të gjithë njerëzit e kanë ditur, dihet për interesin që ka pasur. Jeta duhet të vazhdojë”.
Ajo zbuloi gjithashtu se para se të hynte në BBVK, i kishte ardhur një letër nga ish-i fejuari i saj.
“Para se të hy në Big Brother më ka ardhur një letër prej avokatit të tij që të mos flas, ose e marrë një dënim”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...