Google ADS

“Dialogu rruga e vetme për anëtarësimin e Kosovës në KE”

13:06 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, po mbajnë një konferencë për media mbi Paketën e Zgjerimit.

Në këtë konferencë u shtrua pyetja nga gazetarët se a po shkon Kosova drejt rrugës së anëtarësimit, shkruan Arbresh.info.

Ursula von der Leyen theksoi se: “Kosova ka një qëllim të qartë për tu bashkuar në KE, ne e kemi të qartë çka mund të ofroj Kosova. Draft-statusi i Kosovës për komuna duhet zbatuar. Ai do jetë një hap i madh përpara, gjithashtu Kosova dhe Serbia duhet te ecin tutje. E vlerësojmë kontributin e dy vendeve për tu bashkuar në KE”.

Tutje, Várhelyi deklaroi se: “Kosova dhe Serbia duhet të dyfishojnë përpjekjet për të shkuar rrugës së dialogut, e vetmja rrugë që do të jetë e suksesshme për të dyja vendet”, përfundoi ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Presidentja e KE-së: Hapja e negociatave me Bosnje-Hercegovinën kur të plotësohen kushtet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme