Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po e vazhdon qëndrimin për vizitë pune në Singapor, teksa ka zhvilluar një takim me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Osmani pas takimit ka bërë një postim në Facebook, derisa ka thënë se e ka uruar presidentin për marrjen e detyrës dhe se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve e sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik, shkruan Arbresh.info.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik. 🇽🇰🇸🇬”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut