Haxhiu: Nuk do të ketë autonomi, Kurti na ka njoftuar për propozimin për Asociacion

11:40 | 8 Nëntor 2023
Arbresh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi se çka është diskutuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu në konferencë për media tha se kryeministri Albin Kurti, i ka njoftuar mbi propozimin e ndërkombëtarëve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, shkruan Arbresh.info.

Ministrja,po ashtu tha se nuk do të ketë autonomi.

“Nuk ka asnjë autonomi. Nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë”, tha ajo.

“Kryeministri Kurti është partner serioz që i trajton me respekt, por edhe me konsideratë kërkesat e ndërmjetësve. Ai e ka ekipin e tij për dialog, me të cilin ndan dokumente të cilat kanë nevojë të vlerësohen dhe të komentohen. Konsultohet me presidenten e Republikës së Kosovës, po ashtu me kryetarin e Kuvendit, që janë krerë të institucioneve. Kur ka nevojë për vlerësimet e mia si ministre e Drejtësisë, unë jam gjithmonë në dispozicion. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje na ka njoftuar në vija të trasha mbi propozimin europiano-amerikan. Para seancës së fundit të Kuvendit ku raportoi kryeministri, Haxhiu tha se Kurti “e ka takuar po ashtu edhe grupin paralamentar të cilët i ka njoftuar për mbarëvajtjen e takimit të 21 tetorit por edhe me qëndrimin e Kosovës”, theksoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme