Google ADS

​Marquinhos: Nuk duhej ta injoronim kualitetin e Milanit

09:04 | 8 Nëntor 2023
D.H

Paris Saint-Germain u mposht të martën mbrëma si mysafirë në “San Siro” nga gjigandi italian, AC Milan.

PSG ishte në avantazh përmes golit të Milan Skriniar në minutën e 9-të, por epërsia nuk zgjati shumë vetëm tre minuta më pas, Leao arriti të barazonte për 1:1, teksa golin e fitores për italianët e shënoi Giroud, në minutën e 50-të, shkruan Arbresh.info.

Pas humbjes nga Milani, për “Canal+” foli kapiteni i PSG-së, Marquinhos, i cili tha se klubi i tij nuk duhej të injoronte kualitetin e “Rossonerëve”.

“Ne e dinim kualitetin brenda kësaj skuadre të Milanit, nuk duhej ta injoronim këtë. Ishte një ndeshje e një niveli të lartë. Mendoj se e filluam mirë, ne i kontrolluam gjërat, dhe kemi bërë atë që na është këshilluar” , tha fillimisht braziliani.

Ai komentoi edhe ndeshjen e Milanit.

“Duke thënë këtë, mendoj se Milani shfrytëzoi pikat e forta të tij, ishin direkt dhe u munduam të avancojnë më lartë në fushë dhe sa më shpejtë të jetë e mundur”, potencoi Marquinhos.

Milani me këtë fitore kalon në pozitën e tretë me pesë pikë, teksa tani gjasat janë të mëdha që rosonerët të kalojnë grupin, kurse Parisi është në vendin e dytë me gjashtë pikë./Arbresh.info/

Të ngjashme