Google ADS

Xavi pas humbjes ndaj Shaktharit: Nuk jemi duke bërë presion sa duhet, nuk jemi duke u koncentruar sa duhet

08:37 | 8 Nëntor 2023
D.H

Barcelona humbi mbrëmë ndeshjen ndaj Shakthar Donetskut në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, në kuadër të xhiros së katërt në Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Danylo Sikan, në minutën e 40-të, të ndeshjes, për të siguruar fitoren e ukrainasve, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes, Xavi nuk arriti ta fshehë nervozizmin e tij, ndërsa tha se ka punë për të bërë në stërvitje.

“Liga e Kampionëve kërkon nivelin tënd më të mirë të paraqitjes dhe ne sot nuk e prodhuam atë. Largohemi nga kjo ndeshje të nervozuar. Loja jonë nuk ishte e mirë sa duhet, ne nuk paraqitë atë se çka nevojitej. Tani ne duhet të pushojmë paksa dhe të rikthehemi te më e mira jonë, duhet të përmirësohemi. Asgjë se çka planifikuam nuk u bë, jemi të nervozuar për vetën. Qartazi kjo është një rikthim mbrapa”, tha trajner i Barcelonës.

“Kam punë për të bërë në stërvitje. Nuk jemi duke bërë presion sa duhet, nuk jemi duke u koncentruar sa duhet. Por nuk është koha për lojtarët që të humbin besimin. Është koha për ta rikthyer atë. Lojtarët duhet të tregojnë vetën e tyre”, foli më tutje Xavi.

Kujtojmë se Barcelona pas katër xhirove është në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakthari është e treta me 6 pikë, pas kësaj fitore kurse Antwerpi pa gjasa për kualifikim me zero pikë./Arbresh.info/

Të ngjashme