Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka kritikuar BE-në se s’ka bërë shumë në mbajtjen e premtimeve për rajonin.
Me anë të një postimi në “X”, ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shrkuan Arbresh.info.
Edtstadler ka thënë se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu minsitrja austriake ka kërkuar të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi para zgjedhjeve të brendshme në Bashkim Evropian.
Ndërkaq, në pikën katër të propozimit të saj ajo ka përmendur edhe Kosovën dhe dialogun për normalizim me Serbinë.
Ajo ka thënë se duhet të bëhet progres me anëtarësimin e Serbisë dhe me avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim gjithashtu para zgjedhjeve të brendshme.
“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të BE-së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron të prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperative”, ka propozuar ajo.
Edtstadler ka potencuar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajonin e Ballkanin Perëndimor atëherë pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.
“Jam plotësisht i bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një aktor gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”, tha ajo./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...